mirror of
https://github.com/gorhill/uBlock.git
synced 2024-11-11 17:41:03 +01:00
49 lines
2.1 KiB
Text
49 lines
2.1 KiB
Text
|
Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të hapë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.
|
|||
|
|
|||
|
Përmbledhje e ilustruar e efikasitetit të tij: https://github.com/gorhill/uBlock/wiki/%C2%B5Block-vs.-ABP:-efficiency-compared
|
|||
|
|
|||
|
Përdorimi: Çelësi i komandimit te dritarja e vogël e bën µBlock përherë joaktiv/aktiv për uebsajtin aktual. Ai vlen vetëm për uebsajtin aktual, nuk është një çelës i përgjithshëm.
|
|||
|
|
|||
|
***
|
|||
|
|
|||
|
Është fleksibël dhe jo thjesht një "bllokues reklamash": mund të lexojë dhe të krijojë filtra nga skedat "hosts".
|
|||
|
|
|||
|
Filtrat e listuar këtu hapen dhe zbatohen pas instalimit:
|
|||
|
|
|||
|
- EasyList
|
|||
|
- Peter Lowe’s Ad server list
|
|||
|
- EasyPrivacy
|
|||
|
- Malware domains
|
|||
|
|
|||
|
Po të doni, ka edhe shumë lista të tjera të gatshme:
|
|||
|
|
|||
|
- Fanboy’s Enhanced Tracking List
|
|||
|
- Dan Pollock’s hosts file
|
|||
|
- hpHosts’s Ad and tracking servers
|
|||
|
- MVPS HOSTS
|
|||
|
- Spam404
|
|||
|
- Dhe shumë të tjera
|
|||
|
|
|||
|
Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizoni, aq më i madh do të jetë impakti te memorja. Edhe me shtimin e dy listave shtesë të Fanboy, hpHosts’s Ad and tracking servers, µBlock përsëri ka impakt më të ulët në memorje sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.
|
|||
|
|
|||
|
Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".
|
|||
|
|
|||
|
***
|
|||
|
|
|||
|
Pa listat e programuara, ky program nuk vlen për asgjë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat na ofrohen të gjithëve pa pagesë.
|
|||
|
|
|||
|
***
|
|||
|
|
|||
|
Falas.
|
|||
|
Material i hapur me licencë publike (GPLv3)
|
|||
|
Krijuar nga përdoruesit për përdoruesit.
|
|||
|
|
|||
|
Kontributorët @ Github: https://github.com/gorhill/uBlock/graphs/contributors
|
|||
|
Kontributorët @ Crowdin: https://crowdin.net/project/ublock
|
|||
|
|
|||
|
***
|
|||
|
|
|||
|
Kur të bëni vlerësimin e programit, mos harroni se ky është një version paraprak.
|
|||
|
|
|||
|
Ditari i projektit:
|
|||
|
https://github.com/gorhill/uBlock/releases
|