Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të ngarkojë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur. Përmbledhje e ilustruar e efikasitetit të tij: https://github.com/gorhill/uBlock/wiki/uBlock-vs.-ABP:-efficiency-compared Përdorim: Butoni i madh power tek dritarja e vogël shërben për të aktivuar ose jo në mënyrë të përhershme uBlock-un për faqen aktuale. Ai vlen vetëm për faqen aktuale, nuk është një buton i përgjithshëm. *** Është fleksibël dhe jo thjesht një "bllokues reklamash": mund të lexojë dhe të krijojë filtra nga skedat "hosts". Filtrat e kësaj liste hapen dhe zbatohen pas instalimit: - EasyList - Peter Lowe’s Ad server list - EasyPrivacy - Malware domains Nëse dëshironi, ka edhe shumë lista të tjera të gatshme: - Fanboy’s Enhanced Tracking List - Dan Pollock’s hosts file - hpHosts’s Ad and tracking servers - MVPS HOSTS - Spam404 - Dhe shumë të tjera Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizohen, aq më i madh do të jetë impakti tek memorja. Edhe me shtimin e dy listave shtesë të Fanboy, hpHosts’s Ad and tracking servers, µBlock përsëri ka impakt më të ulët në memorje sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur. Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts". *** Pa listat e përmbushura të filtrave, ky program nuk ka asnjë vlerë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat ju ofrohen pa pagesë. *** Falas. Material i hapur me licencë publike (GPLv3) Krijuar nga përdoruesit për përdoruesit. Kontributorët @ Github: https://github.com/gorhill/uBlock/graphs/contributors Kontributorët @ Crowdin: https://crowdin.net/project/ublock *** Kur bëni vlerësimin e programit, mos harroni se ky është një version paraprak. Ditari i ndryshimeve të projektit: https://github.com/gorhill/uBlock/releases